Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtori i policisë së Burgasit dha dorëheqjen për shkak të përplasjeve në Rosenec

| rinovuar më 20-07-11 6.29.MD
Foto: BGNES

Drejtori i Policisë Rajonale të qytetit Burgas Radosllav Sotirov dha dorëheqjen për shkak të kërkesës së Kryeministrit Bojko Borisov.

Para “Radio Burgasit” komisionari komentoi se merr përgjegjësinë e plotë për përplasjet në parkun “Rosenec”. Ai shpjegoi gjithashtu se ka marrë paralajmërim për zhvillimin në të njëjtën ditë të nismave të dy organizatave politike – Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe “Po, Bullgaria” dhe se dy grupet e protestuesve tani ndodhen në distancë 50 metra nga njëri-tjetri. Kjo është bërë me qëllim ruajtjen e rendit publik dhe sigurimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

“Nuk dua të pengoj askënd që të shkojë në plazh. Por pse dy grupet dëshirojnë ta bëjnë këtë pikërisht në këtë vend, në të njëjtën kohë – këtë nuk mund ta komentoj”, shtoi ish-drejtori i Policisë.

Ndërkohë u bë e qartë një pjesë e protestuesve nga nisma “Po, Bullgaria” janë shoqëruar nga policët për të bërë plazh në vijën bregdetare pranë rezidencës së liderit të nderit të Lëvizjes për të Drejtet dhe Liritë  Ahmed Dogan. 

Ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov shpalli se nuk do të pranojë dorëheqjen e drejtorit të Policisë në qytetin Burgas.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD