Një nga ngjarjet më të mëdha kulturore tek ne , A to Jazz ia dedikon lavdinë e vet seleksionimit të shkëlqyer të muzikantëve dhe zgjedhjes së skenës, të vendosur në parkun qendror të kryeqytetit. Festivali i cili gjatë vitit 2019 mblodhi 35 000 veta publik, tani po shënon 10 vjetorin e vet. Adhuruesit prisnin një festë madhështore me një program marramendës. Por, në bazë të shkaqeve të ditura, u krijuan ndryshime të rëndësishme. U paraqit A to Jazz Concerts – "formati zëvendësues" prej 7 ngjarjeve në 3 fundjave njëra pas tjetrës.
“Përsëri e mbushëm me përmbajtje moton tonë “Sofja është xhaz” – thotë Petër Dimitrov, drejtor i festivalit dhe vazhdon:
“Mundëm ta rikthejmë xhazin në Sofje, jemi të lumtur se koncertet e para patën një sukses të madh. Dhe artistët dhe publiku janë të etur për këtë përjetim magjik-ndarjen e gjallë të muzikës. Do të zhvillohen shfaqjet e këngëtares së xhazit Milica Glladnishka, Mihaill Josifov sekstet me mik të posaçëm Vasill Spasov – piano. Jashtëzakonisht interesant është programi i Hristo Jocovit dhe Jazz Cats, të cilët ekzekutojnë muzikë, të krijuar gjatë periudhës së izolimit. Kurse Miro Ivanov do të tregojë projektin The Little Aliens. Në këtë “koncert të dyfishtë” më 12 korrik do të dëgjojmë po kështu Audiobook-projekti i ri i këngëtares Desi Andonova dhe The Visual Madmen.
Koncertet kësaj radhe janë në Platformën A6 – hapësira më e re e hapur për kulturë në Sofje.
“Organizimin e bëmë “jo në letër”, por me një kujdes të vërtetë ndaj shëndetit dhe pa prekshmërinë e njerëzve. Lëvizja hyrje-dalje është e një drejtimi, distanca midis vendeve për tu ulur është 1.50 metra. Në të hyrë kalohet përmes “anti Covid kabinë”, në të cilën për 10 sekonda njeriu dezinfektohet përmes ozonit, shkel dhe mbi një shtroje me preparat të posaçëm.”
Gjatë muajve të fundit u anuluan dhjetëra festivale, kurse disa nga xhaz-forumet më të autoritetshme preferuan transmetime të incizimeve në internet nga edicionet e mëparshme. Optimizmi është mbase forca lëvizëse e cila e ka frymëzuar drejtorin e A to Jazz të formojë programin e tanishëm. Ja dhe përgjigjen e tij: “Më tepër jam realist, derisa është e mundur në këtë situatë të paparashikueshme dhe dinamika e ngjarjeve. E gjithë bota është e bllokuar, do të kalojnë vite përpara së të lëviz përsëri. Pavarësisht nga të gjitha, nuk duhet të dorëzohemi. Prej shekujve arti krijohet që të mund të tregohet, të ndihet, të përjetohet aty për aty. Piktura mund të shikojmë nga më të ndryshmet por, asnjëherë nuk do të dëgjojmë lojën e ngjyrimeve, të mund të ndiejmë këtë vibracion. Teknologjitë na sjellin informacion, mund të fitojmë një përfytyrim për mjeshtërinë e interpretuesve. Kaq vite kemi shikuar koncerte të gjalla fenomenale simfonike, të operës, rok dhe xhaz. Por, të ndodhesh në disa metra nga skena, të përjetosh ngjarjet... Asnjë , asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të mund ta zëvendësojë këtë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / atojazzfestival
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..