Antonio Krëstev një nga peshëngritësit më të njohur bullgar vdiq në moshë 58 vjeçare në një aksident rrugor në Minesota të ShBA-së. Ai ishte dy herë kampion botëror (Sjodertale 1985 dhe Sofje 1986) dhe kampion i dyfishtë evropian (Karll-Marks-Shtad 1986 dhe Rejms 1987). Në 1987-tën u njohë botërisht duke hedhur 110 kilogram – peshën më të madhe në histori. Në Kampionatin Botëror në Angli në vitin 1987 ngriti 216 kilogram, një arritje e cila pothuajse 30 vjet nuk u përmirësua.
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..