Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Falë masës “60/40” janë ruajtur 4 700 vende pune në sektorin e teknologjive të larta

Foto: arkiv

Që nga prilli deri në qershor 277 kompani në një nga industritë më të qëndrueshme në Bullgari – ajo e teknologjive të larta, kanë përdorur programin qeveritar kundër krizës “60/40”. Sipas të dhënave të agjencive të specializuara për studime biznesi në këtë fushë me 1,5 mln eurot e siguruara nga shteti sektori ka arritur të rruajë 4 700 vende pune.

Firmat e miratuara për subvencion janë nga biznesi i vogël dhe i mesëm (37%) dhe nga mikro-ndërmarrjet (62%). Degët e kompanive të mëdha për hardware dhe software nuk e kanë përdorur këtë mundësi. 

Sipas analistëve një vend pune në sektorin teknologjik jep mesatarisht 7,5 mijë euro në formën e tatimeve, kurse në sektorin e softuerit – mbi 12 mijë euro. Prandaj është kaq e rëndësishmja ruajtja e vendeve të punës në këtë fushë – ajo do të sjellë afro 50 mln euro të ardhura në buxhet. 





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD