Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A nisi me sukses stina verore nëpër det?

Foto: Krasimir Martinov

Pandemia nga Covid-19 doli e pamëshirshme ndaj sektorëve të shumtë në ekonominë e Bullgarisë, në këtë numër dhe ndaj turizmit veror. Jemi mësuar që muajt korrik dhe gusht t’i vëmë në “kulmin” e sezonit dhe kjo me të vërtetë qe kështu. Por deri tani! “Në sajë të korona-krizës, tanimë po llogarisim një kulm, por në uljen e numrit të pushuesve nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi.

Një vërejtje e reporterëve të ekipit tonë  nga ditët e para të muajit korrik saktësoi se, vendpushimet më të mëdha, më të shtrenjta dhe më elitare, në fakt  janë dhe më të cenuara nga korona-kriza. Në shumë vende aty, komplekse hotelesh të mëdha me katër dhe pesë yje u përngjajnë “qyteteve fantazmë”. Dhe përkundrazi - në vendet më të vogla dhe më të arritshme për turistin në masë, stina filloi të grumbullojë shpejtësi.

Në vendpushimin më të madh detar bullgar Sllënçev Brjag punojnë mezi rreth 40 hotele. Në të respektohen në mënyrë të përpiktë normat higjienike , por në pjesën më të madhe të rasteve personeli është më shumë sesa është numri i pushuesve, dëshmon korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Burgas Daniella Kostadinova. Karrige plazhi bosh, rrugica bosh, kolona prej taksive presin me orë të tëra , kurse nganjëherë dhe me ditë klientët e vet.

“Gjendja është e mjerueshme. Nuk ka klientë, nuk ka turistë , nuk ka asgjë - thonë shoferët e taksive. Mbase gjatë ditëve të ardhshme do të vijnë dhe më shumë të huaj, por ndaj momentit ata janë pak. Për një muaj si korriku kjo është asgjë. Kemi marrë masa kundra koronavirusit-lajmë vazhdimisht duart, mbajmë maska. Dhe presim klientë”.

Mezi midis 8 dhe 10 fluturime të çarterit në ditë regjistrohen në Aeroportin e Burgasit  në sfondin e 50 në ditë gjatë viteve të mëparshme. “Turizmi është mes degëve, të cilat Covid-kriza  preku më fortë. Ky është dhe sektori i cili do të rivendoset më me ngadalë” - komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare Konstantin Zankov ekspert në Institutin për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm .

“Po vëmë re rënie të mëdha dhe fluturime të anuluara. Shtete kyçe për turizmin në Bullgari dhe nëpër botë i mbyllën pothuajse krejtësisht kufijtë e veta për turizmin jashtë. Rusia është një prej tyre. Kurse ajo gjeneron  fluksin kryesor turistik. Situata është  dinamike dhe shumë ndryshuese. Por njerëzit nuk duhet të pushojnë të udhëtojnë. Duket se dhe në të ardhme do të mësohemi të jetojmë me Covid realitetin. Thjesht duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me rreziqet dhe t’i drejtojmë saktë.”


Interesi i konsumatorëve gjatë kësaj vere është i ridrejtuar drejt destinacioneve më pak të njohura, drejt shtëpive për miq dhe hoteleve të vogla - komenton akoma Konstantin Zankov. Kurse kohët e fundit një hov i stinës janë kampingjet. Nëpër bregdetin tonë jugor të Detit të Zi ato janë pothuajse plot - tregon Elena Dimitrova nga Radioja Kombëtare Bullgare - Burgas. Dhe kjo është fare e natyrshme, duke pasur parasysh veçimin, të cilën e propozon kjo formë e pushimit veror. Mbi 10% më shumë janë pushuesit në krahasim me vitin e mëparshëm, konstaton Elena Pinellova menaxhere e njërit prej kampingjeve më të preferuar tek ne “Gradina”:

Mes turistëve tradicional të bregdetit verior të Detit të Zi janë rumunët. Daniella Stojnova bisedon me Kantimiro Tullçën, një adhurues të bregdetit bullgar.

“Këtu më pëlqen jashtë mase. Unë vij këtu çdo vit. Erdha për katër ditë. Do të jem këtu deri ditën e premte. Më pëlqen Deti i Zi, klima është shumë e mirë. Dhe Bullgaria është shumë e bukur!”

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Krasimir Martinov, campinggradina.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD
Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD