Në një konferencë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës Kristalina Georgieva, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkiombëtar bëri thirrje që sot politikanët të drejtojnë përpjekjet e tyre ndaj rimëkëmbjes afatgjatë ma karbon të ulët – diçka që do të krijojë kushte për miliona vende të reja pune. Sipas fjalëve të saj kjo do të ndihmojë dhe për shmangien e krizës klimatike, e cila kërcënon arritjet e rëndësishme të zhvillimit tonë gjatë viteve të fundit.
Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar recesioni do të jetë akoma më i thellë se sa pritej në fillimin e krizës. Sivjet Produkti Botëror Bruto do të tkurret 4,9% dhe humbja në PBB-në globale do të jetë me vlerë 12 trilionë dollarë deri në fund të 2021-ës.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..