Ndërtesa e Operës Shtetërore në Ruse (Bullgari Veriore) ishte pushtuar nga flaka dhe zjarri asgjësoi tërësisht çatinë e saj. S’ka informacione për njerëz të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.
Ndërtesa e Teatrit Operistik të Ruses është një nga emblemat e qytetit. Është ndërtuar në vitin 1934 për sallon kishtar pranë katedrales “Treshja e Shenjtë”, sipas projektit të arkitektit Hristo Hristov.
Që në vitet e para pas ndërtimit salloni u kthye në një nga qendrat kulturore të qytetit, ku u organizuan mbrëmje muzikore, leksione, takime kreative. Në vitin 1950 salloni kishtar u shtetëzua dhe pas kësaj iu ofrua trupës së sapokrijuar operistike.
Në hapësirën nën çatinë e Teatrit Operistik ishte mbledhur koleksioni më i pasur prej kostumeve skenike në Bullgarinë Veriore, disa prej të cilave ishin me histori 60-vjeçare.
Pas dhënies së sinjalit për zjarrin sot ishin evakuuar të gjithë nëpunësit në godinë.
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..