Që nga ora 14.00 të gjithë që shkojnë për të pushuar në Greqi do të kalojnë vetëm përmes PKK-së “Kullata”, bëri të ditur Policia Kufitare. Ndalohet edhe kalimi i turistëve përmes pikëkalimeve “Makaza”, “Kapitan Petkov Vojvoda” dhe “Ivajlovgrad”.
Përmes “Makaza” do të mund të kalojnë vetëm pronarët e pronësive të patundshme me dokumentin përkatës.
Përmes pikëkalimeve “Ilinden” dhe Kapitan Petkov Vojvoda” drejt Greqisë kalojnë vetëm mauna, kamionë dhe punonjës sezonalë. Ata të fundit mund të kalojnë edhe përmes pikëkalimit “Ivajllovgrad”.
PKK-ja “Zllatograd” është mbyllur në të dyja drejtimet.
Turistët do të mund të hyjnë në Bullgari duk dalë nga Greqia përmes të gjitha pikëkalimeve, informoi gjithashtu “Policia Kufitare”.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..
Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale “Perëndim” në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR). Komandanti i mëparshëm..
Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira..
Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup..
Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të..