Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rekord i ri: ngjitja e tri majave më të larta të maleve Rila, Pirin dhe Stara Pllanina për 26 orë

Bozhidar Antonov në kepin Emine, shtator 2018
Foto: Facebook @KomEmineRunRecord

Vrapuesi i ultra-maratoneve Bozhidar Antonov përsëri befason me arritjen e tij të fundit – ngjitja radhazi e tri majave më të larta të maleve Rila, Pirin dhe Stara Pllanina. Në këtë sfidë ai përdorte biçikletë në vendet ku nuk vraponte.

Dëshira e Antonovit ishte që të ngjitë majat për më pak se një ditë, por më në fund arriti ta bëjë këtë për 26 orë dhe 6 minuta për shkak të problemit me biçikletën.

Sportisti është rekordist dhe në kalimin e distancës 600-kilometrash nga maja Kom deri në kepin Emine. Ky itinerar ndjek kurrizin e malit Stara Pllanina. Në fillim të shtatorit 2018 ai kaloi distancën për 4 ditë, 8 orë dhe 27 minuta.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Interesim rekord për edicionin e 41-të të Maratonës së Sofjes

Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..

botuar më 24-10-05 10.05.PD
Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Parisit këtë vit Karlos Nasar

Federata Bullgare e Peshëngritjes shpalli falimentim

Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha.   Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljent e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..

botuar më 24-10-04 3.37.MD

Garuesit bullgarë fituan medalje në Taekwondo në Shqipëri

Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..

botuar më 24-10-01 11.29.PD