Inspektorë nga Inspektorati Shëndetësor Regjional hynë në Parlament dhe u vendosën gjoba deputetëve, të cilët shkelin urdhëresën për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura publike. Janë sanksionuar 24 deputetë. Gjoba për ta është 150 euro. Disa prej tyre kanë ndër mend të apelojnë, duke shpjeguar se kanë pasur arsye konkrete për heqjen e maskave në momentin, në të cilin janë fotografuar.
Zv. Kryetari i Kuvendit Popullor Valeri Simeonov tha se do bëjë propozim që folësit në tribunë të mos mbajnë maska, si dhe anëtarët e presidiumit të Kuvendit Popullor gjatë kohës së udhëheqjes së seancës konkrete. Argumentet për këtë janë se distanca mes tyre dhe njerëzve të tjerë në sallë është më shumë se 1 metër e gjysmë, siç është shkruar në urdhëresën e Ministrit të shëndetësisë.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..