Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Gorçakov dhe e tija „Muzika nën pemën”

Foto: Facebook / Dimitar Gorchakov Artist Page

Pianisti i ri është ish-student në Akademinë Muzikore Kombëtare. Që nga vitet në akademi ai merr pjesë në projekte të lidhura me muzikën elektronike dhe me eksperimente të ndryshme. Dashuria e tij e madhe është muzika xhaz dhe improvizimet, mirëpo ka dhe dije dhe përvojë në muzikën klasike dhe në folklor. Projekti “Muzika nën pemën” është realizuar bashkë me aktoren Katerina Stojanova, me ndihmën e Bashkisë së Kryeqytetit dhe është pjesë e nismës “Solidaritet në kulturë”.

Historia e koncertit të transmetuar nëpërmjet videos më 28 qershor është shumë e ngjashme me shumë “spërthimet” të tjera kreative në kohën e karantinës. Dimitër, bashkë me të shoqen Katerina Stojanova u vetëizolua në Zllatica – një qytezë jo shumë larg Sofjes, ku familja e tij ka shtëpi. Atje lindi ideja për “Muzikën nën pemën” – koncert online në oborr ndër gjelbërinë, këngët e zogjve dhe pak lehje qeniesh. Shumica e pjesëve janë kompozuar nga Dimitër Gorçakov, kurse një prej tyre “Gjithësia” është shoqëruar me videospot, regjia e të cilit është bërë nga Katerina.

Dhe duhet të përmendim një hollësi interesante, të cilën me siguri do ta kuptojnë muzikantët profesionalë dhe adhuruesit e teorive të konspiracionit – pianoja elektrike e muzikantit është akorduar më 432 Hz për tonin la të oktavës së parë. Kjo është një frekuencë më e ulët e përdorur para ndryshimit më 440 Hz (sipas disa burimeve të bërë nga Goebbles dhe të afirmuar gjatë 1953-ës në një konferencë në Frankfurt të Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit). Besohet se frekuenca më e ulët sjell qetësi dhe harmoni shpirtërore. Videoja e “Muzikës nën Pemën” mund të shihet në internet deri në fund të korrikut.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

DEEP ZONE Project me një interpretim modern të hitit të tyre "Bullgarja"

Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..

botuar më 25-03-12 6.15.PD

Miro ua kushton “Më trego një përrallë” bashkatdhetarëve larg Bullgarisë

“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...

botuar më 25-03-11 2.20.MD

Koncert simfonik në një lartësi 2550 m tingëlloi në pistat e skive të malit Pirin

Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..

botuar më 25-03-10 9.43.PD