Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti bullgar ratifikoi interkonektorin alternativ të gazit me Greqinë

Foto: BGNES, arkiv

Kuvendi Popoullor ratifikoi marrëveshjen ndërmjet Bullgarisë dhe Greqisë për interkonektorin mes të dyja vendeve, të nënshkruar në Sofje më 10 tetor 2019. Në dy leximet vendimi ishte miratuar njëzëri pa diskutime.

Projekti IGB parashikon ndërtimin e interkonektorit dhe tubacionit, të cilët do të lidhin drejtpërsëdrejti rrjetet e transmetimit të gazit të Greqisë dhe Bullgarisë dhe do të sigurojnë lidhje dhe me gazsjellësin TAP (Trans Adriatic Pipeline). Gazsjellësi IGB qëllon diversificimin strategjik të furnizimeve të gazit natyror për Bullgarinë dhe për tregun e gazit natyror në Evropën Juglindore.

Gazsjellësi është me gjatësi të përbashkët 182 km, 151 km. prej të cilëve do të kalojnë në territorin bullgar. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë deklaroi se nuk do të ketë negociata të reja me Shkupin

Nuk mendoj se toni që Maqedonia e Veriut shfrytëzoi kohët e fundit do ta ndihmojë atë të bëhet një vend i BE-së. Nuk bëhet fjalë për negociata të reja. Bëmë kompromise të mjaftueshme me identitetin tonë kombëtar dhe ata thjesht duhet të përmbushin..

botuar më 24-09-20 1.32.MD

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë priti ambasadorin e ri bullgar në Shkup

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Bullgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov, punë të suksesshme dhe të frytshme në vend. “Vetë takimi përcjell mesazhe për thellimin e bashkëpunimit,..

botuar më 24-09-20 12.11.MD

Një kontroll i DANS hodhi poshtë një "lidhje bullgare" me pajisjet “Pager” të shpërthyer në Liban

Pas inspektimeve të Agjencisë Shtetërore "Siguria Kombëtare" (DANS), së bashku me Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë Doganore, u konstatua pa dyshim se asnjë pajisje komunikimi që përputhet me..

botuar më 24-09-20 11.44.PD