Covid-19 po vazhdon të ndikojë mbi udhëtimet si drejt Bullgarisë, ashtu dhe që këtu drejt shteteve të tjera evropiane dhe botës. Pavarësisht nga rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme qytetarët bullgar u përmbahen udhëtimeve të panevojshme, dhe në qoftë se ndërmerren të tilla, ato duhet të realizohen duke u respektuar masat e forta kundërepidemike si dhe rregullat për udhëtime me aeroplan. Përveç dezinfektimit të detyrueshëm të kabinës së makinës, një parandalimi kundër përhapjes së Covid-19 po vazhdon.
Ne dezinfektojmë vendin e bagazheve, mbështetëset e karrigeve, vendet e uljes, dyshemenë, ku një vëmendje të posaçme u kushtojmë tavolinave të vogla për ngrënie. E lemë preparatin të veprojë 5 ose 15 minuta, e pastrojmë avionin dhe pas kësaj dezinfektojmë përsëri. Në bord që të gjithë pasagjerët janë të detyruar të mbajnë maska gjatë kohës së gjithë fluturimit, po kështu dhe ekuipazhi i kabinës, i cili është i ngarkuar që të ndjekë që këto kushte të respektohen. Kur ka mundësi, pasagjerët ulen në aeroplan sipas modelit të shahut për një siguri më të madhe. Gjendja shëndetësore e ekuipazheve ndiqet përditë dhe bile gjatë një shqetësimi edhe më të vogël të ndonjë anëtari të ekuipazhit, ai zëvendësohet me tjetër. Këto janë masat bazë, të cilat i ndërmarrim për parrezikshmërinë e pasagjerëve në bord-sqaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Miglena Dollapçieva, përfaqësuese e kompanisë e cila siguron dezinfektimin e Aeroportit të Sofjes. Sa i përket sigurisë së pasagjerëve kur udhëtojnë me autobus nga aeroplani dhe për në aeroplan, Dollapçieva garanton se përdoren midis 30 dhe 40% nga kapaciteti i autobusit transportues. Në këtë mënyrë sigurohet një distancë e mjaftueshme midis pasagjerëve, kurse pas çdo kursi, kabina dezinfektohet.
Masat e rrepta të sigurisë vazhdojnë dhe në aeroport:
“Gjatë çdo hyrjeje në terminalet, gjatë uljes së aeroplanit ose gjatë nisjes, matet temperatura e të gjithë pasagjerëve, nëpunësve dhe anëtarëve të ekuipazheve - vuri në dukje zonja Dollapçieva. Terminali dezinfektohet suplementarisht nga disa herë në ditë, kurse në sportelet për regjistrim dhe shitje të biletave, si dhe në vendet e daljes, janë të vendosura ndarje shtesë, të cilat e kufizojnë kontaktin fizik. Është aplikuar një model kalimi shtesë dhe në terminal lejohen vetëm pasagjerët dhe nëpunësit.“
Apeli i cili u drejtohet të gjithë pasagjerëve udhëtues ështëqë të jenë maksimalisht të përgatitur dhe t’i kenë të qarta kërkesat e udhëtimit, si për tek ne, ashtu dhe për tek shteti tjetër drejt ku është destinacioni i tyre përfundimtar. Kjo do të sigurojë kalimin pa probleme përmes zonave për siguri dhe në këtë mënyrë vonesat në orarin e fluturimit do të shmangen.
Një informacion të plotë për mundësinë për udhëtim në vendet nga Evropa dhe bota, si dhe shkallën e saktë të rrezikut në këtë moment, mund t’i gjeni në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë. Pyetje dhe kërkesa për një ndihmë shtesë, shtetasit bullgarë mund të drejtojnë në këto numra telefoni: +359 2 948 24 04; +359 2 971 38 56; 02 948 3052; 02 948 2552; 02 948 2085;
Jashtë orarit të punës: +359 2 948 24 04, +359 893 339 616, si dhe në internet adresën https://www.mfa.bg/en/situationcenter
Autor: Joan Kolev në bazë të intervistës së Darina Hristovës nga Radioja Kombëtare Bullgare -“Radio Sofia”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..