Ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme realizojnë eksport më të madh në Gjermani, Rumani, Itali, Francë, Greqi dhe Poloni. Rritje më të madhe shënojnë biçikletat elektrike dhe motoçikletat e vegjël. Për nga ky tregues jemi në vend të gjashtë në Evropë.
Pas kësaj në listën e eksportit janë instrumentet matëse, tregon një studim i Institutit për Ekonomi të Tregut për mundësitë për eksport të biznesit vogël dhe të atij të mesëm. Në fushën e instrumenteve matëse prodhimi ynë ka pozita serioze në vende si Zvicra, SHBA-ja dhe Japonia. Bullgaria dhe vende të tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore shënojnë rritje të furnizimeve të pajisjeve të ndryshme elektrike, si akumulatorë, ngrohës elektrikë, ndërsa konkurruesit tanë në këtë sektorë janë furnizues jashtë BE-së, si Kina.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..