Rezultatet e një testimi të gjerë imunologjik në qarkun e Burgasit ndër 2400 persona, të cilët punojnë kryesisht në sektorin e turizmit tregojnë se 0,95% prej banuesve të regjionit kanë qenë në kontakt me koronavirusin. Këtë e bëri të ditur në qytetin Burgas të Bullgarisë Lindore kryeinspektori shëndetësor i shtetit prof. asoc. Angell Kunçev.
Testimi tregon se në pjesën jugore të bregdetit bullgar turistët mund të ndihen të sigurt, shpjegoi Kunçevi. Këto të dhëna do të përkthehen në katër gjuhë dhe do t’u dërgohen ambasadorëve të huaj në Bullgari dhe misioneve tona diplomatike jashtë vendit.
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..