Ministri i Sportit Krasen Kralev përshëndeti olimpikët bullgarë, trajnerët dhe miqtë e sportit me rastin e Ditës Olimpike Ndërkombëtare dhe Ditës së Olimpikut Bullgar. Ai rikujtoi se Bullgaria është një nga 14 shtetet, të cilat kanë marrë pjesë në olimpiadën e parë bashkëkohore në Athinë në vitin 1896 dhe i falënderoi të gjithë sportistët dhe trajnerët e tyre, të cilët kanë mbrojtur nderin e shtetit tonë.
Deri tani Bullgaria ka fituar gjithsej 244 medalje olimpike, 218 prej tyre janë nga lojërat verore olimpike. Vendi ynë ka 52 medalje të arta olimpike, më shumë medalje të arta – 10, janë fituar në olimpiadën në Seul në vitin 1988. Sporti bullgar me më shumë medalje është mundja (stili klasik dhe ai i lirë) – gjithsej 69.Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..