Planifikojmë që stina aktive turistike verore në Bullgari të fillojë më 1 korrik 2020 duke u respektuar strikt të gjitha kërkesat e domosdoshme shëndetësore. Këtë e deklaroi Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova, e cila shqyrtoi në biseda telefonike rimëkëmbjen e sektorit turistik pas krizës së koronavirusit me drejtorë ekzekutivë të turoperatorëve polakë, holandezë dhe atyre rumunë për tregun e Bullgarisë.
Ata kanë ripohuar interesin e vet ndaj vendit tonë për pushime verore. Sipas tyre perspektiva e Bullgarisë si destinacion turistik është e mirë për shkak të mundësive të saj të shumëllojshme për turizëm, bazës moderne dhe masave serioze për mbrojtjen e shëndetit të turistëve.Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..