Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregojnë online një ritual të lashtë të lidhur me Orfeun për ditën e solsticit veror

Skenë nga filmi

Me një ritual të lashtë të lidhur me kultin e Orfeut, të transmetuar online nga Rezervati Arkeologjik Kombëtar “Qyteti Trak dhe Antik Kabile” pranë qytetit Jamboll shënohet dita e solsticit veror – 21 qershor. Filmi prezanton për këtë rit të lashtë.

Çdo vit mijëra entuziastë mbërrijnë në majën Zajçi Vrëh për të parë se si rrëza e parë e diellit në ditën e solsticit ndriçon fytyrën e perëndisë Kibela e gdhendur në shenjtoren shkëmbore.

Për shkak të pandemisë këtë herë organizatorët transmetojnë online këtë traditë. Skenari i filmit është shkruar nga specialistja mbi historinë e trakëve prof. Valeria Fol, kurse muzika është kompozuar posaçërisht për të nga prof. asoc. Aleksandra Fol.

Mund të shikoni filmin deri në fund të ditës së sotme (21 qershor) në linkun: https://bit.ly/2Bh9IdF




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD