Para Këshillit për Punë me Bullgarët Jashtë Shtetit pranë Zyrës së Nënpresidentes Ilijana Jotova docenti (prof. asoc.) Spas Tashev prezantoi vëllimin e parë të studimit të vet “Komunitetet bullgare në Ballkanin Perëndimor. Proceset politike dhe pasojat etnodemografike (1913-2019)”. Ky vëllim i është kushtuar komunitetit bullgar në Shqipëri.
Autori prezanton të dhëna të ndryshme statistikore dhe studion proceset etnike dhe demografike në rreth 30 vendbanimeve në Shqipëri, në të cilat jetojnë njerëz me prejardhje bullgare, të cilët flasin një dialekt të vjetër të gjuhës sonë. Në libër Tashev propozon dhe politika konkrete të Bullgarisë për ruajtjen e diasporës bullgare në Shqipëri.
Gjatë tetorit në Shqipëri do të zhvillohet censi i radhës i popullsisë dhe ka rrezik real që njerëzit, të cilët vetëidentifikohen si bullgarë të mos deklarojnë zyrtarisht përkatësin e vet etnike. Vijnë sinjale negative, sepse shteti bullgar dhe shoqatat bullgare aty nuk janë mjaft aktivë, konstaton Këshilli.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..