Rritje në rastet e konfirmuara të Covid-19 në Bullgari
2045 janë testimet e zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit. 112 prej tyre janë pozitive. Këtë e tregojnë të dhënat në Sistemin Informativ Kombëtar për orën 00.00 më 17 qershor. 5 janë pacientët e vdekur ne diagnozë koronavirus, 33 janë të shëruarit. Arsyet për këtë rritje është kthimi i sëmundjes së fshatin Bukovllëk në rajonin e qytetit verior Pleven dhe në lagjen e romëve “Iztok” në qytetin Kjustendill.
Instituti i Sigurimeve mbylli dyert për dezinfektim
Ndërtesa e Institutit Kombëtar të Sigurimeve në bulevardin “Stambolijski” të Sofjes është mbyllur sot për dezinfektim të plotë të ambienteve. Arsyeja për këtë është rezultati pozitiv për Covid-19 i një nëpunësi të zyrës së informacionit në institucion.
Radhë kilometrike në PKK “Kullata”
Pakënaqësia e mijëra njerëzve që kanë nisur për të pushuar në Greqi përshkallëzohet. Që dje në fqinjën tonë jugore autoritetet kufitare ushtrojnë kontroll 100% për të gjithë njerëzit, të cilët hyjnë në territorin e vendit, duke përfshirë këtu dhe shtetasit e BE-së. Situata në PKK “Kullata - Promahon” mbetet pa ndryshim. Mbi 13 kilometra është e gjatë radha e kamionëve dhe maunëve, 7 kilometra është ajo e automjeteve në drejtim të Greqisë. Qindra familje janë bllokuar. Më shumë mbi këtë temë mund të lexoni këtu.
Pa leje të paguar suplementare për prindërit që e kanë përdorur lejen vjetore për të kujdesur për fëmijët
Tani për tani qeveria nuk parashikon të sigurojë më shumë ditë për pushim për prindërit, të cilët ishin detyruar të përdorin lejen e tyre vjetore për të kujdesur për fëmijët gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Ministrja e punës dhe politikës sociale Denica Saçeva u argumentua me mungesën e mjeteve të mjaftueshme, sepse këtë të drejtën eventuale do ta kenë 700 mijë bullgarë, kurse shpenzimet do të tejkalojnë 350 mln. leva. Saçeva shpjegoi se për prindërit që punojnë janë parashikuar masa të tjera.
Personat e siguruar nuk duhet të paguajnë testimet PCR
Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev shpalli se kërkimi i detyrueshëm nga pacientët që kanë nevojë për hospitalizim apo konsultim me specialist mjekësor të bëjnë dhe të paguajnë vetë testimet PCR, është i paligjshëm. Urdhëresa e ministrit vjen pas shumë sinjaleve nga ana e qytetarëve për këtë se para se t’i hospitalizojnë pacientët, spitalet kërkojnë nga ata që të paguajnë vetë analizat sipas metodës PCR për të provuar se nuk janë infektuar me Covid-19.
Ministri është kategorik se të gjitha sinjalet do të kontrollohen dhe shkelësit do të sanksionohen. Njerëzit, të cilët rregullisht paguajnë kontributet e detyrueshme shëndetësore duhet të kenë akses në të gjitha klinikat dhe spitalet, të cilat kanë kontratë me Arkën e Sigurimit Shëndetësor. Ministria u bëri thirrje të gjithë bullgarëve të alarmojnë në rast të shkeljeve të kësaj urdhërese.
Bullgaria vlerëson pozitivisht planet financiare të Komisionit Evropian
Qeveria miratoi pozitën e Bullgarisë për mbledhjen e Këshillit të Evropës më 19 qershor. Në të do të diskutohen propozimet e Komisionit Evropian për kornizën shumëvjeçare financiare (2021-2027) dhe Plani për Rimëkëmbjen pas krizës Covid-19. Bullgaria vlerëson pozitivisht Instrumentin Evropian për Rimëkëmbje propozuar nga Komisioni Evropian si një bazë e mirë për zhvillimin e bisedimeve, thuhet në vendim.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..
Në tetor, 5768 shtetas të vendeve të treta kanë provuar të hyjnë në vend, që është një rënie prej 52,6% krahasuar me tetorin 2023. (12 174 persona). Sipas të dhënave të përmbledhura të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për këtë muaj janë ndaluar 841..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..