Udhëtimi për pushime detare në Greqi është i lejuar që nga data 15 qershor, por në momentin e tanishëm ai është vështirësuar shumë nga rreshtat kilometrikë në kufi. Që para se të hapet kufiri autoritetet bullgare paralajmëruan për rritje të shpejtë të trafikut dhe presion në pikëkalimet kufitare, por realiteti tejkaloi madje prognozat më pesimiste.
Sipas informacionit të korrespondentes sonë Keti Trençeva lëvizja në kufi është shumë e ngadaltë. Rreshti i kamionëve që presin në drejtim të Greqisë arriti 15 km. Qindra vetura dhe mijëra turistë janë bllokuar. Sipas fjalëve të njerëzve që po presin tensioni është i madh. Ndër ta është familja Nikollaevi, të cilët presin me dy fëmijët e tyre që nga ora 3.30 e mëngjesit:
“Njerëzit janë të zemëruar, sepse rreshtat janë shumë të gjatë – thotë zonja Nikollaeva.– Janë ndarë në dy. Në anën e Greqisë punon një sportel. Në territorin bullgar sportelet janë tri për automobilat dhe një për kamionët dhe autobusët. Përpunimi i dokumenteve nga ana greke është shumë i ngadaltë, sepse gjithçka kontrollohet... Nga ana jonë ka më shumë rend, por duhet të pritet shumë, ndërsa po të gjendesh një herë në rresht nuk mund të dalësh. I telefonuam Ministrisë së Punëve të Jashtme për të ndihmuar.”
Ju rikujtojmë se ditën e hënë pak para drekës Greqia hapi kufirin e saj tokësor vetëm për Bullgarinë. Kështu u hoq karantina shtatëditore për të gjithë që hynin në vend. Në fund të ditës situata u normalizua, vetëm shtetasit serbë duhej të ktheheshin. Dje u bë e qartë se edhe ata mund të shkojnë për pushime, por në kushtet e një kontrolli shumë të rreptë. Autoritet greke testojnë për koronavirus pothuajse çdo një turist. Dje në mbrëmje u bë e qartë se fqinji ynë jugor vendos kontroll drastik për të gjithë që hyjnë në vend, pavarësisht nëse janë shtetas të shteteve anëtare të BE-së, ose të vendeve të treta. Për problemin në fjalë morëm ripohim edhe nga ana e autoriteteve bullgare.
“Jashtëzakonisht intensive është lëvizja në pikëkalimin “Kullata-Promahon” – vë në dukje Llora Ljubenova nga “Policia Kufitare”. – Dhjetë nëpunës bullgarë në nëntë sportele dhe në një tjetër mobile punojnë në rrugën e dy vendeve. Ka vonesë suplementare edhe për shkak të kalimit të shtetasve serbë në Greqi, të cilët janë shtetas të vendeve të treta. Çdo një shtetas serb duhet të deklarojë me gojë para policit grek adresën ku do të vendoset dhe një numër telefoni. Shumica dërmuese prej tyre testohen për koronavirus. I këshillojmë shtetasit bullgarë për të përdorur pikëkalimin “Ilinden” dhe pikat e tjera kufitare në kufirin bullgaro-grek.”
Pritet reaksioni zyrtar i MPJ-së bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..