Bloomsday – Dita e Blumit festohet kudo në botë çdo vit më 16 qershor nga adhuruesit e librave. Mban emrin e heroit kryesor Leopolld Blum në romanin e Xhejms Xhojsit (James Joyce) “Odise”. Kjo festë shënohet që nga 16 qershori i vitit 1904.
Kufizimet për shkak të Covid-19 nuk lejojnë që sivjet Bloomsday të shënohetnë mbarë botën me festivalet e zakonshme rrugore dhe me lexime publike. Në vend të kësaj shënohet në mënyrë virtuale.
Ambasada e Irlandës në Sofje në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Sofjes prezantojnë ekspozitë kushtuar autorit. Ajo mund të shihet deri më 30 qershor në sallën e mermertë të bibliotekës.
U realizua gjithahstu një film në shumë gjuhë, pjesë prej të cilit u xhirua në Sofje. Në këtë video treminutëshe flitet në gjuhë të huaja mbi tema të sotme, si shqetësimet, izolimi, solidariteti dhe shpresat për të ardhmen në kontekstin e Covid-19. Filmi mban emrin “Do të jetë një ditë e re: film i shkurtër për Blumsdej” dhe mund të shihet këtu:
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..