Germat bullgare tërë verën do të zbukurojnë Berlinin në një nga vendet më të preferuara nga turistët në bregun e lumit Spee, afër Katedrales së Berlinit dhe Ishullit të Muzeve. Instalimi artistik është përshëndetja bullgare për Presidencën Gjermane të BE-së, e cila fillon më 1 korrik. “Gemat bullgare” prezantojnë 14 germat nga alfabeti cirilik, të cilat nuk kanë analog grafik në alfabetin latin dhe në atë grek - Б, Д, Ж, З, И, Й, Ц, Ч, Ш, Щ, Ъ, ь, Ю, Я.
Në formën e stolave origjinalë, ato ishin vendosur më parë në Sofje në vitin 2018 me titullin “Germat e fshehura”. Gjatë verës së vitit 2019 projekti ishte ekspozuar në Paris, kurse në fund të 2019-ës – në Rabat të Marokut. Vargjet e 28 poetëve bullgarë në përkthim në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht mund të lexohen në stola.
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...