Historia fillon, kur miku i Cveti dhe Svetljo nga Expose – George Tomov, i cili që prej kohe banon në Amerikë, dëgjon një këngë të tyre dhe ia propozon sound inxhinierit të kompanisë, ku punon. Kështu kënga bullgare bëhet pjesë e linjës muzikore të show room-it amerikan të një marke të njohur të modës.
Bullgarët i pëlqen shumë dhe valltari Kevin Stea, i cili u bë i njohur pas bashkëpunimit të tij me Madonna në spotin “Vouge”. Kevin, i cili është mik i George Tomov, vlerëson vizionin e Cveti dhe Svetljo në videon e këngës “The power of love” (“Fuqia e dashurisë”).
Jemi të befasuar, të lumtur dhe të frymëzuar se na vlerësuan”, tha Cvetelina Marinova nga Expose.
“Kënga lindi në mënyrë të natyrshme, si një provokacion pas fillimit të pandemisë së Covid-19 – po vazhdon Cveti. – Atëherë të gjithë ishim të trembur. Shumë shpejt filluam të mendojmë në një mënyrë të ndryshme dhe kjo më provokoi për të shfaqur emocionin tim në një faqe. Nuk e di pse, por më erdhi për ta shkruar tekstin në anglisht. E ndjekja intuitën time. Menjëherë e mora në telefon Svetljon, ia dhashë tekstin. Pas rreth një ore ai më telefonoi dhe më tha: “Melodia është e gatshme.” Kështu shumë shpejt dhe natyrshëm lindi kënga. George Tomov, njeriu, i cili na ndihmoi, tha se jemi jashtëzakonisht interesantë si artistë. Që para se të lindë kënga ai na tha se mund të kemi sukses me krijimtarinë tonë në gjuhën angleze. Kënga përhapet nga rreth një muaj, ndërsa komentet janë shumë të bukura. Merita është e George Tomovit, i cili që kur ishte në Bullgari punonte me artistë bullgarë. Pasi u nis për në SHBA ai na përkrahu përsëri. Tani bëri kështu qe kënga jonë të tingëllojë në showroom-in e një marke të njohur të modës. Në këtë mënyrë kënga u arrit gjer tek valltari i Madonnas në spotin “Vouge” Kevin Stea, i cili reagoi në mënyrë shumë pozitive.”
Si audioja, ashtu dhe spoti i këngës “The power of love” janë xhiruar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19, na shpjegoi Cveti dhe vazhdoi:
“I jemi mirënjohës regjisorit Viktor Millushev dhe tërë ekipit, i cili na përkrahu. Çdo një prej tyre ka kontribuuar për suksesin e këngës dhe për ekzistencën tonë në përgjithësi në industrinë muzikore. E xhiruam spotin, duke i respektuar të gjitha masat kundërepidemike – me dezinfektues, maska, ishte interesante. Kjo që kuptuam gjatë epidemisë ishte se ne jemi të lidhur shumë ngushtë njëri me tjetrin. Për shembull. Kur artistët ndaluan veprimtarinë e tyre, kjo preku shumë njerëz – edhe artistët, edhe producentët, çdo një në vargun e teatrove dhe studiove. Prandaj le t’i urojmë vetes për të qenë shëndoshë e mirë dhe të përkrahemi.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..