Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plani për rimëkëmbje – mundësi për rifillim ekonomik dhe politik të projektit evropian

Ilhan Kyuchyuk
Foto: ilhankyuchyuk.eu

Kriza me koronavirusin shkaktoi recesionin më të madh në historinë e Bashkimit Evropian. Për shkak të pandemisë pritet se ekonomia evropiane do të shënojë rënie mbi 7% deri në fund të këtij viti.

Përgjigja e Komisionit Evropian është Plani për Rimëkëmbje me vlerë 750 miliarda euro jashtë buxhetit shumëvjeçar të Bashkimit (1,1 trilionë euro). Plani pritet se do të zbatohet deri në fund të vitit 2024, kurse paratë e parashikuara do të sigurohen me anë të borxheve nga tregjet botërore financiare me afat shlyerjeje deri në vitin 2058. Parashikohet se dy e treta prej mjeteve do të ofrohen në formën e granteve, kurse një e treta – si kredi.

Propozimi i prezantuar nga Komisioni më 27 maj do të diskutohet nga të gjitha qeveritë evropiane gjatë qershorit.

Është koha e përshtatshme për rimendimin e modelit ekonomik evropian dhe prandaj Evropa duhet të bëjë njëkohësisht tranzicion të dyfishtë. Njëri është drejt ekonomisë digjitale dhe digjitalizimit dhe i dyti – drejt ekonomisë së gjelbër, në mënyrë që të jetojmë në një botë më të pastër, sepse kjo ishte dëshira e shtetasve evropianë, e deklaruar në zgjedhjet e fundit”, tha Ilhan Kyuchyuk i cili është eurodeputet nga Lëvizha bullgare për të Drejtat dhe Liritë në grupin “Rinovo Evropën” në komentin e tij të bërë posaçërisht për Radio Bullgarinë.

Sa i përket diskutimit “pro” ose “kundër” granteve, deputeti evropian tha se pas krizës së madhe të shkaktuar nga Covid-19 një pjesë e madhe prej shteteve në BE do të kenë deficit të rëndë dhe kjo paracakton politikën e Komisionit Evropian – të japë mundësi për rimëkëmbje të shteteve me anë të veprimeve më dinamike dhe vendimtare ekonomike.

Ilhan Kyuchyuk nënvizoi se Bullgaria ka humbur mundësinë për të shprehur mendimin e vet cilën politikë preferon – atë të granteve, apo atë të borxheve dhe shtoi:

„Këtu bëhet fjalë për vlera – nëse Bullgaria do të përkrahë pozitën e kancelares Angela Merkel, e cila përkrahu kategorikisht këtë plan, bashkë me Francën, me idenë që të arrijmë një rimëkëmbje sa më efektive dhe që Evropa ta mos humbë brezin tjetër, apo do të zërë pozitën e Viktor Orbanit, i cili nga pikëpamja e vlerave e tërheq mbrapa Evropën. Dhe në të vërtetë, po të shikojmë problemin dhe përmes prizmit të buxhetit dhe financave, kryesorja përsëri mbetet se ku dëshirojmë ta çojmë Evropën dhe cilat vlera ajo do t’i parapëlqejë”.

Bullgaria është ndër vendet më të prekura nga kriza dhe sipas shpërndarjes paraprake të mjeteve, ajo mund të marrë 15 miliardë euro. Sipas fjalëve të eurodeputetit momenti është shumë i favorshëm dhe Bullgaria duhet të bëjë kështu që brezat e ardhshëm të mos zgjedhin rrugën e emigrimit në drejtim të Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por të mbeten në atdhe.

“Në të vërtettë erdhi momenti, kur Evropa duhet t’i përgjigjet pyetjes në se dëshiron të jetë një bashkim të 27 vendeve, në se është gati të realizojë në praktikë një politikë të përkrahjes së të gjitha vendeve-anëtare, apo do të mbetet një bashkim të paqëndrueshëm të kombësive të ndryshme, në të cilin në çdo krizë tjetër çdo një shtet do të kërkojë gjithnjë e më shumë nga Brukseli dhe në të njëjtën kohë mundësitë e Brukselit për të dhënë do të bëhen gjithnjë e më të pakta – nënvizoi Ilhan Kyuchyuk dhe përfundoi: “Kriza jep mundësi për rifillim politik dhe ekonomik të projektit evropian, problemi është në këtë në se Bashkimi do të arrijë ta përdorë këtë mundësi”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD