Κëtë të shtunë, më 13 qershor, në malin Vitosha në afërsi të Sofjes do të zhvillohet ultramaratona e parë në Bullgari pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme – Run Around të Clock.
Starti është në orën 10.00 në fshatin Klladnica. Çdo një pjesëmarrës në garën e llojit “last man standing” duhet të vrapojë sa më shumë xhiro – çdo një prej tyre nja dy orë në një trase në formë rrethi të gjatë 11.5 km. Një nga çmimet është pjesëmarrja e tyre në Rum Around The Clock Ultra në Burgohondo të Spanjës.
Aktiviteti organizohet me mjete personale të vrapuesit Pirin Gallov, me përkrahjen e organizatorëve të një prej ultramaratonave më të mëdha në Bullgari - Tryavna Ultra - The Spirit of the Balkans, të cilët do të sigurojnë transmetimin e garës në kohë reale.Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..