Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në korrik Bullgaria duhet të hyjë në dhomën e pritjes të Eurozonës

Bojko Borisov
Foto: BTA

Banka Popullore Bullgare dhe Banka për Zhvillim do të marrin pjesë në rritjen e kapitalit të  bankës private, Banka e Parë e Investimeve, deri më 70%, vendosi qeveria. Përvetësimi i një pjese prej aksioneve të Bankës së Parë të Investimeve është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për aderimin e Bullgarisë në Eurozonë, shpjegoi kryeministri Bojko Borisov.  Mungesa e kapitalit në Bankën e Parë të Investimeve ishte konstatuar pas testit të stresit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, kur Sofja aplikonte për të hyrë në dhomën e pritjes të Eurozonës ERM II.

Borisov është kategorik se në të ardhmen Banka e Parë e Investimeve do të blejë nga shteti aksionet e veta dhe do të paguajë interesa për kreditimin. Qëllimi i këtij operacioni është që deri në korrik Bullgaria të hyjë në mekanizmin e përbashkët valutor ERM II”, shtoi Kryeministri.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

AFP: Infrastruktura e keqe zvogëlon përfitimet e Bullgarisë nga Shengen

Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..

botuar më 25-01-02 9.57.PD

BNB lëshon monedha ari "Nëna e Shenjtë e Zotit - Molla e Artë"

Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...

botuar më 25-01-02 8.25.PD

Çmimi i gazit rritet me 7,97 për qind

Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..

botuar më 25-01-01 6.16.MD