Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 stresoi dhe disiplinoi adoleshentët bullgarë

Foto: BGNES

Në krahasim me situatën para Covid-19 adoleshentët bullgarë të moshës 15-19 vjeç kanë dy herë më shumë ankth; janë pesë herë më të mërzitur, ndiejnë 3 herë më shumë zemërim, 5 herë më shumë acarim, 4 herë më shumë nostalgji dhe trishtim, 4 herë më shumë vetmi, 3 herë më shumë zhgënjim, 2 herë më shumë ndihen të panevojshëm.  Këtë e tregon një studim i organizuar nga UNICEF.

Gjatë kohës së izolimit social 80% prej tyre parapëlqejnë të shikojnë video në rrjetet sociale, 73% pohojnë se kanë filluar të ndihmojnë më shumë në shtëpi. 80% janë të përgjegjshëm dhe respektojnë masat parandaluese. 64% prej tyre nuk dalin jashtë shtëpisë. Po të dalin 89% prej të rinjve detyrimisht mbajnë maska. Gjysma e të anketuarve mendojnë se mësimi online sjell stres. 2/3 prej tyre besojnë se koronavirusi është një eksperiment i kontrolluar apo armë biologjike, kurse 16% prej tyre mendojnë se ka lidhje mes koronavirusit dhe rrejtit 5G. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD