Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria vazhdon të gëzojë një përkrahje të madhe politike

Foto: MarketLinks

Epidemia e Codid-19 rezultoi në një rritje të besimit në qeveri me 5-7%, kurse në gjyqësor dhe në Kuvendin Popullor – 6-7%, tregon studimi sociologjik i agjencisë “MarketLinks”.

Përkrahja për partinë qeverisëse GERB shënon një rritje të konsiderueshme deri në 28%.

Partia kryesore opozitare Partia Socialiste Bullgare e ka përkrahjen e 21% prej të anketuarve. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e cila gjithashtu është në opozitë mbështete nga 8% prej njerëzve.

Partia e paregjistruar, e cila deri tani mbetet hipotetike, e shoumenit Sllavi Trifonov gjithashtu fiton gjithnjë e më shumë përkrahës dhe miratimin e tyre për të e tregojnë 8% prej respondentëve.

Është duke u rritur shqetësimi i njerëzve për pasojat ekonomike të krizës. 52% prej të anketuarve kanë pritje negative për të ardhmen e ekonomive të tyre familjare, 39% - kanë pritje pozitive, kurse 9% nuk mund të vlerësojnë situatën dhe nuk japin përgjigje konkrete. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD