93 janë rastet e reja të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Janë bërë 2640 testime, informojnë nga portali i vetëm informativ. Numri i përbashkët i të prekurve nga koronavirusi është 3086 veta, 1230 janë rastet që aktualisht janë aktive. Të hospitalizuarit janë 204 veta, 15 prej tyre ndodhen në reparte intensive.
Për 24 orët e fundit 1 person humbi betejën me virusin, ai është 88-vjeçar me sëmundje shoqëruese. Me të numri i të vdekurve me diagnozë Covid-19 u bë 168. Ndërkohë të shëruarit janë 24 dhe me ta njerëzit e shëruar nga koronavirusi u bë 1688.
Po kontrollohet lëvizja brenda dhe jashtë fshatit Izgrev në qarkun e qytetit verior bullgar Shumen, ku është konstatuar një nga vatrat e sëmundjes. Në vazhdim të dy javëve aty do të ketë postblloqe dhe nuk do të lejohen daljet e paarsyetuara nga vendbanimi.
Në Sofje nisin ekspozitat e specializuara ndërkombëtare Mania e Mishit, Rruga e Qumështit, Bulpek, Interfood & Drink dhe Wine & Spirits show. Nga data 13 deri më 16 nëntor në Inter Expo Center mbi 330 prodhues, shpërndarës, tregtarë nga Bullgaria..
Në pavijonin bullgar, në kuadër të COP29 në Baku të Azerbajxhanit, më 13 nëntor, presidenti Rumen Radev do të hapë forumin energjetik së bashku me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në këtë aktivitet do..
Mbrëmjen e së mërkurës do të nisin reshje të reja shiu nga jugperëndimi, në malet mbi 500 m borë. Në veriperëndim të Bullgarisë nuk do të ketë reshje. Gjatë ditës nga perëndimi reshjet përkohësisht do të ndalojnë, më së voni në rajonet..
Koalicioni GERB-SDS po fillon bisedimet për të diskutuar veprimet e përbashkëta politike në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor,..
Gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të inspektimit në Forcat Ajrore pas përplasjes së një avioni stërvitor luftarak në aeroportin "Graf Ignatievo", ku..
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) dhe MEÇ kanë synime të përbashkëta në lidhje me legjislacionin kundër korrupsionit, por..