“Fizika e Trishtimit” fitoi çmimin “Iris” për film më të mirë me metrazh të shkurtër. Këtë e bëri të ditur regjisori Teodor Ushev (Theodore Ushev) në profilin e vet në Facebook. “Iris” është çmimi kombëtar për kinema i Kebekut.
“Në këto kohëra të vështira filmi ynë arriti të “ringjallet”, pasi ishte në sektorin intensiv (doli se virusi infekton edhe filmat), pasi u shtynë të gjitha festivalet, për të cilat ishte seleksionuar...” – shkruan gjithashtu regjisori.
Filmi i krijuar nga regjisori Teodor Ushev në vitin 2019 është sipas romanit me të njëjtin emër të Georgi Gospodinovit. Ky është projekti i tyre i dytë, pas filmit “Vajsha e Verbër”, i nominuar për çmimet Oskar në vitin 2017.
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..