Shumë afër Sofjes – rreth 40 minuta udhëtim me autobus dhe dy herë më pak me motor, mes maleve Pllana dhe Llozen, ndodhet fshati piktoresk Dollni Pasarell. Ai është pikënisja e disa itinerareve të gjata, por të lehta turistike. Për shkak të bimësisë së ulët në rajon shëtitjet atje janë shumë të këndshme, sidomos tani, kur ende nuk kanë filluar vapët e verës. Prandaj Radio Bullgaria ju propozon këtë shëtitje çlodhëse nëpër këtë itinerar jo kaq të njohur deri në “Dollni Pasarell – parajsa afër Sofjes”.
Foto: pasarel.eu
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..