Platforma falas e krijuar në ndihmë të biznesit turistik tek ne startoi më 1 qershor. Është krijuar me iniciativë të një zinxhiri prej dyqanesh, ndërsa prapa idesë janë Asociacioni Bullgar i Hoteleve dhe Restoranteve dhe përfaqësues të biznesit turistik në mbarë vendin.
Mbi 450 sipërmarrës privatë kanë paraqitur mundësitë e akomodimit në hotele, janë paraqitur dhe shumë restorante.
Turistët kanë mundësi të rezervojnë në një hotel të veçantë dhe mund të paguajnë si gjatë rezervimit, ashtu dhe pasi mbërrijnë në hotel. Nuk paguhen taksa për rezervimet.
Hotelierët dhe pronarët e restoranteve gjithashtu nuk paguajnë për ofertat e tyre, në rast se i respektojnë standardet e sigurisë në objektet e veta dhe ofrojnë gjellë tradicionale bullgare në lokale. Diçka më tepër – recetat duhet t’u përgjigjen preferencave të turistëve bullgarë, të cilët kërkojnë ushqim cilësor dhe të pastër, të prodhuar në ferma dhe kopshte bullgare.
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..