Partia Socialiste Bullgare BSP shpalli grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë në çdo qytet. Socialistët propozojnë gjithashtu krijimin e dy komisioneve në Parlament – njëri për hetimin e lidhjeve të pushtetarëve me afaristin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai me 18 akuza, ndërsa tjetri – për skandalin në Ministrinë e Bujqësisë pas incizimit audio, ku Ministrja Desisllava Taneva këshillon që të mos flitet për mashtrime në kuadrin e skemës evropiane për përkrahje të ndërlidhur.
Në përgjigje të kësaj GERB akuzuan BSP për veprime, të cilat janë në shërbim të interesave të biznesmenit Vasill Bozhkov. Në një briefing në centralin e GERB-it deputeti Toma Bikov shpalli se GERB do të përkrahë krijimin e një komisioni i cili të zbulojë oligarkët e tërë periudhës së tranzicionit. Në këtë komision tema nuk duhet të jetë Vasill Bozhkov dhe partia e tij e ardhshme, por duhet të shqyrtohet tërë problemi, nënvizoi Bikov.Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..