Partia Socialiste Bullgare BSP shpalli grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë në çdo qytet. Socialistët propozojnë gjithashtu krijimin e dy komisioneve në Parlament – njëri për hetimin e lidhjeve të pushtetarëve me afaristin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai me 18 akuza, ndërsa tjetri – për skandalin në Ministrinë e Bujqësisë pas incizimit audio, ku Ministrja Desisllava Taneva këshillon që të mos flitet për mashtrime në kuadrin e skemës evropiane për përkrahje të ndërlidhur.
Në përgjigje të kësaj GERB akuzuan BSP për veprime, të cilat janë në shërbim të interesave të biznesmenit Vasill Bozhkov. Në një briefing në centralin e GERB-it deputeti Toma Bikov shpalli se GERB do të përkrahë krijimin e një komisioni i cili të zbulojë oligarkët e tërë periudhës së tranzicionit. Në këtë komision tema nuk duhet të jetë Vasill Bozhkov dhe partia e tij e ardhshme, por duhet të shqyrtohet tërë problemi, nënvizoi Bikov.Të rinjtë bullgarë nuk janë një shoqëri apatike apo e radikalizuar, por megjithatë po bëhen gjithnjë e më të pasigurt për perspektivat e tyre në fusha të ndryshme të jetës – kjo duket qartë nga një studim mbi të rinjtë në vendin tonë, të cilin një grup..
Vazhdojnë protestat në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Protestat masive në Turqi nuk janë qetësuar që nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu më 19 mars. Gati 1900 persona u arrestuan për pjesëmarrje në..
Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit, Gjykata Kushtetuese, etj. Pasi u formua një shumicë qeverisëse,..