Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekim bullgar shpëton Evropën nga epidemi vdekjeprurëse

Në fund të Luftës së Parë Botërore në Kontinentin e Vjetër u përhap një sëmundje misterioze e quajtur sëmundje e gjymit (Trypanosomiasis afrikane). Dhjetëra  mijë veta jo vetëm që u sëmurën, por edhe vdiqën.

Në vitin 1900 një i ri 24 vjeçar nisi për në Stamboll për të mësuar sekretet e barnave kuruese. Dhe kjo nuk ishte e rastit, sepse familja e tij merrej me mjekimin me barna. Në qytetin pranë Bosforit i riu në vazhdim të pesë viteve ishte çirak te një hoxha dhe u kthye me dhuratë nga mësuesi – një libër të trashë plotë informacion për cilësitë kuruese të bimëve dhe me receta orientale. Ky shërues i dedikuar rishtas vetëm pas dy dekadave do të bëhej i njohur në Itali si Ivan Raevi – shpikësi i “cura bulgara” ose terapia e cila heq simptomat e parkinsonizmit postencefalitik.

“Mjekësia popullore bullgare ka kontribut të rëndësishëm që nga koha më e lashtë – tregon doktori Dimitër Pashkulev, specialist i mjekësisë integrale natyrore. – Gjatë mesjetës ishte tepër e vështirë t’i shpresohet mjekësisë tjetër. Prandaj gjatë kësaj epoke jo vetëm që u zhvillua, por gjeti përhapje të gjërë, mjekimi i bogomilëve me barna. Të gjithë e dimë mjekun e famshëm Petër Dikov. Dhe nuk është e rastit që Ivan Raevi u vlerësua aq lartë në Itali nga mbretëresha Elena Savojska. Mënyra e trajtimit të sëmundjes prej tij në kohën e epidemisë u bë udhëheqëse përderisa provat e tjera për trajtimin e sëmundjes nuk kishin sukses. Për këtë arsye mbretëresha e nderoi atë me titullin “doktor” duke i dhënë atij të drejtat e plota të mjekojë në klinika të krijuara posaçërisht për qëllimin. Me meritë zbulimi i tij sot quhet “trajtim bullgar”.”

Për herë të parë ilaçin e vet nga belladonna Ivan Raevi e shfrytëzoi në mjekimin e një gruaje fshatare. Duke parë fytyrën e saj të ngrirë ai e kishte të qartë se kjo është sëmundja e gjymit dhe mori një grusht rrënje nga torba. Ditën tjetër konvulsionet u ndalën dhe ajo madje deshi ushqim.

Shumë shpejtë arritjet e shëruesit u përhapën nga shtypi dhe arritën deri te oborri mbretëror italian. Personalisht mbretëresha Elena Savojska – e cila gjithashtu ishte prekur nga sëmundja i dërgoi telegram ambasadës në Sofje për të kërkuar shëruesin i cili kishte guximin të shfrytëzonte Atropa belladonna – një bimë me forcë të rrezikshme, e cila mund të jetë si vdekjeprurëse ashtu edhe të shpëtojë jetë. Në sajë të zierjes së tij simptomat e tmerrshme të sëmundjes zhdukeshin.

Përveç belladonës ai shfrytëzonte edhe barna të tjera mjekuese si kashtëfryza (Acorus calamus), arrëmyshk, për efekt më kompleks dhe për zvogëlimin e efekteve anësore - thekson doktori Dimitër Pashkulev.– Në parim  belladonna është një bimë e fuqishme dhe ajo duhet të përdoret me vëmendje të madhe. Mirëpo Ivan Raevi gjeti dozën e saktë duke mjekuar ata njerëz të cilët ishin të prirë të provonin pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk përmirësohej nga asgjë tjetër. Në fillim efekti ishte më i dobët, por me kalimin e kohës ai arriti të gjejë skemën e saktë të shërimit.”

Pasi Ivan Raevi arriti të mjekojë mbretëreshën dhe gjeneralët e sëmurë mbreti italian Viktor Emanuill ftoi mjekun popullor bullgarë të ndihmojë mjekët në luftimin e epidemisë. Ndërkohë ilaçi bullgar filloi të përdoret në disa klinika nën kontrollin e profesorit Xhuzepe Panegrosi, klinicist me përvojë të pasur në mjekimin e encefalitit. Personalisht ai tregoi një respekt të madh ndaj mjekut bullgarë duke ardhur vetë në Bullgari për ta ftuar të punojë në klinikën e tij në Romë.

Në Itali Ivan Raevi arriti t’u ndihmojë 1400 të sëmurëve. Për metodën e tij të shërimit shfaqën interes mjekë nga mbarë bota. Për arritjet e famshme në klinikën e Romës u vu portreti i tij dhe ajo u emërua me emrin e tij. Një vit më vonë oborri mbretëror e përcolli për në Bullgari me nderime dhe me medalje të artë. Me të kthyer në atdhe ai u vendos në fshatin Shipka pranë qytetit Kazanllëk, ku krijoi një kabinet të vogël mjekësor.

Në vitin 1938 Ivan Raevi u nda nga jeta. Sot vetëm spitali në qytetin Sopot mban emrin e tij dhe një pllakë përkujtimore para shtëpisë së tij  kujton për këtë shërues të njohur bullgar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD