Pasuria më e madhe e qytetit Strellça të strukur në gjinjtë e malit Sredna Gora janë ujërat e tij mineral. Trakët ishin të parë të cilët kanë lëngë gjurmë në ato troje. Edhe më sot aty mund të shihet shenjtërorja e tyre “ Varri i Bretkosave” (Zhaba Mogila”). Në qytet dhe në rajon ka edhe shumë fenomene të tjera interesante të cilët tërheqin vëmendjen e turistëve si për shembull shkëmbinjtë me forma të çuditeshe, kështjella mesjetare “Kalaja e Strellçës” e shumë të tjerë.
Në qytetin Strellça ka 3 burime minerale, më i ngrohti është me temperaturë prej 56 gradë Celsius. Vetitë shëruese të ujit ndikojnë shumë mirë sistemin nervor dhe sistemin e lëvizës, ndihmojnë shërimin e sëmundjeve gjinekologjike dhe atyre të të parit. Më shumë për këtë qytet mund të lexoni në botimin “Qyteti Strellça – një vendpushim me ujëra shëruese, me histori heroike dhe erë trëndafili” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..