Pandemia e Covid-19 shtyu me disa muaj garën për kompani më të suksesshme debutuese nga regjioni i Evropës Qendrore dhe Lindore – CESA /central european startup awards/. Asociacioni Bullgar i Startupeve, ku bëjnë pjesë mbi 500 kompani, është mikpritës i garës së sivjetshme. CESA zhvillohet në 7 regjione të botës, ndërsa Asociacioni Bullgar i Startupeve organizon garën për Bullgarinë. Ai bëri të ditur se nominimet duhet të parashtrohen deri në fund të muajit gusht në 10 kategori të veçanta. Çdonjëri mund të njihet me kushtet e pjesëmarrjes në sajtin e Asociacionit.
Çmimet për kompanitë debutuese do të dorëzohen për të pestin vit me radhë. Cilët janë fituesit – këtë ndoshta do ta kuptojmë në një ceremoni publike në mes të nëntorit. Çdonjëri mund të nominojë kompanitë e preferuara, kurse deri në nëntor ato do të seleksionohen nga një juri kompetente, tha në një intervistë për BNR-në Dobromir Ivanov – kryetar i Asociacionit Bullgar të Startupeve.
“Kishim tri kompani, të cilat shkuan në finale vitin e kaluar në Kinë. Kompanitë zhvillohen dhe konkurrenca është shumë serioze. Një prej kompanive të dalluara bën robotë, të cilët i ndihmojnë invalidët. Puna e tyre është e një niveli shumë të lartë dhe ka potencial serioz. Sivjet ata u gjendën në një situatë të vështirë, nuk kishin mundësi për ta vazhduar biznesin e tyre në Bullgari dhe kishin nevojë për përkrahje. Kjo është pjesë e punës sonë – ta ndryshojmë mjedisin këtu, që të tërheqim si investitorë si kompanitë e huaja, ashtu dhe ato bullgare. Mbi ¼ prej anëtarëve tanë janë regjistruar jashtë shtetit. Kjo është një tendencë negative kundër së cilës luftojmë.”
Sipas Dobromir Ivanovit kompanitë bullgare startup kanë treguar një solidaritet të madh gjatë krizës, si dhe kompanitë e software-it dhe kompanitë e teknologjive. Ato bënë prova të konsiderueshme për ta ndihmuar shtetin dhe popullsinë, të sëmurët, bizneset e tjera... Kriza na tregoi kategorikisht se duhet të punohet ngushtë me kompanitë e teknologjive të larta, sepse ato mund të jenë shumë të dobishme në zgjidhjen e problemeve në kriza të tilla, mendon Dobromor Ivanovi.
“Aktualisht prodhimet tradicionale kuptojnë domosdoshmërinë për t’u digjitalizuar. Për fat të keq asnjë prej masave të miratuara nga shteti nuk u ishte drejtuar këtyre kompanive. Jemi duke kërkuar dialog, por tani për tani nuk ka. Shumë prej kompanive nuk mund të tregojnë ulje të të ardhurave, që të aplikojnë për ndihmë shtetërore, sepse vitin e kaluar ato nuk kanë pasur aspak të ardhura. Nëse ke rritje 5,6 herë gjatë vitit të fundit, kjo të garanton 20, 30 deri në 50% kërcim përpara. Por kjo nuk u përket kompanive startup. Kemi potencialin të bëhemi lider regjional, por për këtë qëllim duhet realizuar disa ndryshime, për shembull kompanitë të kenë akses tek më shumë kapitale. Sidoqoftë, ne ecim me bindje në këtë drejtim.
Përpiloi: Gergana Mançeva, sipas intervistës së N. Canevës nga programi “Hristo Botev” i BNR-së
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..