Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Azhurnojnë masën kundër krizës “60/40”

Ministrja Saçeva
Foto: BGNES

Masa në përkrahje të biznesit e njohur si “60/40”, me të cilën shteti mbulon 60% prej shpenzimeve të punëdhënësve për pagat dhe kontributet e sigurimeve, do të vazhdojë të aplikohet dhe pas 1 korrikut deri më 30 shtator, por me rregulla të reja.

Ministrja e punës dhe politikës sociale Denica Saçeva tha se masa do të jetë në fuqi dhe në rastet e punësimit të të regjistruarve në Zyrat e Punësimit, por subvencionimi tashmë nuk do të jetë në formën e kompensimeve, por në formën e mbështetjes për paga. Nuk do të jenë në fuqi kërkesat nga periudha e gjendje së jashtëzakonshme. Firmat nuk do të duhet të jenë në situatën e ndërprerjes së punës, apo me orar të reduktuar të punës së personelit.

Për dizajnin e ri të masës përsëri do të kërkojmë miratimin e Komisiont Evropian, shtoi Saçeva.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD