Për 24 orët e fundit në vend u zbuluan 19 raste të reja të koronavirusit. Ndër të porsainfektuarit ka një fëmijë 14 vjeç, një grua me barrë dhe një infermiere. Numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me koronavirus në Bullgari arriti 2538. Brenda 24 orëve të fundit rritja është me 0.8 për qind. Nën kontroll mjekësor janë 1271 të infektuar. 259 nga të infektuarit janë personel mjekësor, gjë që përbën 10 për qind nga të gjitha rastet. Për periudhën u bënë 1220 teste. Më se 60 mijë janë mostrat e mbledhura në vend. Numri i tyre do të rritet sepse kur epidemia po shuhet duhet të zbulohen të gjitha grupet me koronavirus në një fazë të hershme. Këtë e njoftoi profesori Todor Kantarxhiev nga Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19. U shëruan 33 pacientë. Raporti midis të shëruarve dhe të infektuarve është 44 për qind. Brenda periudhës vdiqën 4 veta dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve u bë 144. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet..