Më 1 qershor fillon sezoni veror turistik në Bullgari
Që nga 1 qershori Bullgaria pret mysafirë nga 29 vende, bëri të ditur Ministria e Turizmit. Hiqet karantina e detyrueshme 14-ditore për ata që hyjnë në Bullgari nga vendet e BE-së, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Përjashtim këtu bëjnë 8 vendet evropiane, në të cilat numri i të infektuarve me Covid-19 akoma është i madh. Këto janë Suedia, Belgjika, Irlanda, Portugalia, Spanja, Malta, Italia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut. Për udhëtarët që vijnë nga këto shtete karantina mbetet në fuqi. Lista e vendeve do të aktualizohet varësisht nga zhvillimi i situatës epidemike dhe vendimet e qeverisë.
Vizita e parë politike në Bullgari pas pandemisë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë në Bullgari më 1 qershor për vizitë me ftesë të Kryeministrit Bojko Borisov. Kjo do të jetë vizita e parë e një politikani të huaj tek ne pas pandemisë. Borisov dhe Vuçiç do të inspektojnë përparimin në ndërtimin e autostradës “Evropa” dhe të gazsjellësit “Rryma Ballkanike”. Projektet janë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për ndërlidhjen e infrastrukturës së Bullgarisë me atë të Serbisë dhe për konektivitetin e Ballkanit me Evropën. Kryeministri do të mirëpresë mysafirin në aeroportin e Sofjes dhe bashkë me të do të diskutojë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Theksi i bisedimeve do të jetë perspektiva evropiane e Serbisë. Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se pas disa ditësh pritet dhe vizita e Kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis.
Ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Serbisë biseduan për pandeminë
Ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, dhe të Serbisë, Ivica Daçiç, zhvilluan bisedë telefonike. Dy ministrat konstatuan se falë masave parandaluese të ndërmarra në kohën e duhur situata epidemiologjike e shkaktuar nga koronavirusi është përmirësuar në masë të konsiderueshme. Prandaj ka filluar normalizimi i plotë i marrëdhënieve dhe vazhdimi i bashkëpunimit të zakonshëm. Ministrat kanë deklaruar se gjatë kohës së epidemisë së Covid-19 komunikimi institucional nuk është ndërprerë dhe në sajë të kësaj më 19 maj u bë fakt marrëveshja për normalizimin e regjimit për hyrje në pikat e kalimit kufitar. Për të vazhduar bisedimet me po të njëjtën dinamikë, Daçiç ka ftuar ministren Zaharieva për vizitë në Serbi.
Po shkojmë drejt bishtit të epidemisë së Covid-19
Vëzhgohet një “lodhje” e epidemisë, tha para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare prof. asoc. Georgi Popov, shefi i Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse pranë Akademisë Ushtarako-Mjekësore dhe anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar për kundërvënien e koronavirusit. Rastet e të infektuarve janë të izoluara dhe “në mënyrë të qëndrueshme ecim drejt bishtit të epidemisë”, tha eksperti. Sistemi bullgar i shëndetësisë e përballoi krizën falë kësaj se goditja nuk ishte aq e fortë siç ishte ajo në Itali dhe tashmë e patëm përvojën e grumbulluar në Kinë dhe Evropë, shtoi dr. Popov. Mjekët bullgarë, të cilët vizituan qendrën studimore pranë spitalit të qytetit Pavia të Italisë kanë mësuar nga kolegët e tyre italianë se imuniteti i fituar nga pacientët që tashmë e kanë kaluar virusin zhduket pas 3 muajsh, shpjegoi prof. asoc. Georgi Popov.
14 janë rastet e reja të koronavirusit
Për 24 orët e fundit në Bullgari janë regjistruar 14 raste të reja të Covid-19. Testimet e bëra janë 606. Ndër të infektuarit e rinj janë dy nëpunës mjekësorë – një stomatolog nga Sofja dhe një mjek nga Sliveni. Ka dhe një fëmijë 4-vjeçar, i cili është i mjekut të sëmurë nga Sliveni. Kështu numri i të konfirmuarve me koronavirus në vend shkoi në 2513. Në spital për mjekim aktiv janë 161 veta, 17 prej tyre ndodhen në reparte intensive. Të shëruarit për 24 orët e fundit janë 10 pacientë dhe me ta numri i përbashkët i të shëruarve shkoi në 1074. Një grua 64-vjeçare me diabet është viktima e fundit e virusit.
Më 2021-ën Bullgaria do të arrijë nivelin ekonomik që para Covid-19
Parashikimet tregojnë se gjatë vitit 2021 Bullgaria pothuaj do të rivendosë ekonominë e vet në gjendjen, në të cilën ajo ishte para pandemisë. Bile për tremujorin e parë të këtij viti rezultatet janë më të mira në krahasim me ato për 3 muajt e parë të vitit 2019, tha për BNR-në Ministri i ekonomisë Emill Karanikollov. Prioritetet kryesore të qeverisë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ishin në vend të parë shëndeti i njerëzve dhe mbrojtja e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Një pjesë e madhe prej degëve të ekonomisë nuk pezulluan punën, krahu i punës është në gjendje të mirë. Pa ndihmën shtetrore të njohur si “60/40” tani papunësia do të arrinte 18%, nënvizoi Ministri.
Gjatë qershorit 60% prej të shkurtuarve për shkak të pandemisë do të kthehen në punë
Gjatë dy javëve të fundit ka një tendencë të qëndrueshme të lidhur me ndryshimin e raportit mes të regjistruarve në zyrat e punësimit dhe të punësuarve, informuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Në javën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme (6-13 maj) mesatarisht 1225 njerëz në ditë kanë gjetur punë, kurse nga 25 deri më 29 maj numri i tyre është rritur 26% - deri më 1547 në ditë. Në të njëjtën kohë çdo ditë jenë regjistruar nga 1000 të papunë, sa ishin ata para fillimit të krizës. Në se kjo tendencë vazhdon dhe gjatë qershorit pothuaj 60% prej të shkurtuarve do të gjejnë punë, duke përfshirë këtu dhe sektorët e turizmit, hotelerisë dhe restoranteve, mendojnë nga Ministria.
Koronavirusi ndikoi të ardhurat e bankave
Gjatë prillit të ardhurat e bankave në Bullgari u tkurrën me pothuaj 60%, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare. Për muajin, i cili hyn në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme, fitimi i bankave është 30 mln. euro, që do të thotë 42 mln euro më pak në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Një nga arsyet për rënien e madhe është aktiviteti i ulur i klientëve sa u përket kredive të reja. Në të njëjtën kohë gjatë prillit bankat kanë dhe më pak të ardhura nga taksat dhe komisionet. Kjo është në sajë të aktivitetit të ulur financiar lidhur me masat kundër koronavirusit, të cilat bllokuan punën e shumë bizneseve dhe çuan deri në transferta më të pakta bankare dhe me karta.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..