Nga qyteti Tutrakan filloi marshimi i 35-të kombëtar “Në gjurmët e vojvordës Tanju”. Për shkak të masave parandaluese të lidhura me përhapjen e koronavirusit në marshim marrin pjesë vetëm 30 njerëz, të cilët deri më 2 qershor do të kalojnë tërë rrugën e çetës së kreshnikëve të vojvodës Tanjo.
Në Facebook është krijuar grup virtual për marshimet në gjurmët e çetave të heronjve kombëtarë Tanjo Vojvoda dhe Hristo Botev. Në të marrin pjesë 20 mijë anëtarë.
Më 17 maj 1876, 6 orë para mbërritjes së çetës së Hristo Botevit në bregun bullgar të lumit Danub, 28 kreshnikë në krye me vojvodës Tanjo Kurtev, kaluan Danubin dhe gjithashtu shkelën në tokën bullgare. Kjo ishte çeta e dyte e emigracionit bullgar në Rumani e mbledhur me idenë e Hristo Botevit me qëllim çlirimin e Bullgarisë. Rruga e kësaj çete deri na malin Stara Pllanina vazhdoi 11 ditë.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...