Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Larmia e Bullgarisë

Bullgarë nga jashtë tregojnë histori frymëzuese për atdheun

Foto: crowdfunder.co.uk/who-is-bulgaria

Vallë, a të mungon në të vërtetë Bullgaria, e zbulon po të mbetesh të jetosh jashtë shtetit për më shumë kohë. Dhe në se ndonjëri t’i drejtojë pyetje cila do të jetë dita më e lumtur për ty, me zemër të hapur dhe pa asnjë dyshim i përgjigjesh – kjo në të cilën do të kthehem në shtëpi dhe do të bisedojë me familjen dhe miqtë në mënyrë të drejtë për drejtë, jo nëpërmjet internetit.

Një stimul tjetër i cili sjell lumturi janë ndryshimet që realizohen në vend, megjithë edhe të padukshme për të tjerët. Një forcë të madhe posedon fjala “rrënje” e cila vendos lidhjen me Bullgarinë.

Kishte kohë kur nuk kuptoja aspak sa të fuqishme janë rrënjët e mia me tokën bullgare – tregon Mihaella Ilieva, e cila pas përfundimit të studimeve në Britaninë e Madhe jeton përsëri në Bullgari – Dhe kjo jo vetëm për historinë e fisit tim, por edhe për gjakun që rrjedh në venat e mia. Që kur jetoj në Angli ka pasur raste të ec nëpër rrugët dhe të zbuloj se kush është bullgar. Kjo sepse ka diçka në sytë tona, ka një lidhje shumë të fortë, e cila më mungonte kur jetova jashtë dhe të cilën e rizbulova kur u ktheva.”

Me dashurinë e Mihaellës ndaj mëmëdheut mund të shpjegohet dëshira e saj, që me tre bashkatdhetarë në Britaninë e Madhe të krijojnë vargun video “Cila është Bullgaria”. Dëshira e tyre është që të prezantojnë pamjen e vërtetë të vendit, atë të cilën “e bën Bullgaria – Bullgarinë”. Pasi vizituan kënde të ndryshme të vendit ata e bënë konkluzionin, se kjo që bënë përshtypje më të madhe janë njerëzit dhe botëkuptimi i tyre.

“Perceptimi i njeriut për jetën, pavarësisht nga ku është dhe ku jeton, është botëkuptimi i tij, pra si ai përjeton si të mirën, ashtu edhe të keqen – tregon Mihaella Ilieva.  – Takuam njerëz të cilët nuk jetojnë në një mjedis jo aq të mirë, por ata shkëlqenin nga brenda. Kishte edhe njerëz të cilët kanë vështirësi të gjejnë kuptim dhe shpresë.”

Qëllimi tjetër i të rinjve ishte që nëpërmjet projektit të vënë theksin mbi larminë gjeografike, historike dhe etnike të Bullgarisë.

Nga bisedat që patëm me njerëzit kuptuam, se ka lëvizje të madhe drejt qyteteve por edhe se te fshatrat gjithashtu kthehen shumë të rinj – tregon Mihaella. – Kishte rajone të cilat i frekuentuam për herë të parë dhe prandaj nuk mund të themi se si ishte jeta aty para kohe dhe të krahasojmë me të tanishmen.”

Ndër njerëzit që dhanë intervista për realizimin e projektit video “Cila është Bullgaria” nuk ka personalitete të njohura. Theksi në këtë seri vihet mbi jetën e njeriut të zakonshëm me gëzimet, dhimbjet dhe shpresat e tij. Për autorët me rëndësi janë mendimet e njerëzve të zakonshëm, sepse ata e shikojnë të përditshmen nga një këndvështrim krejt të ndryshëm me të gjitha nuancat. Megjithëqë historitë e treguara mund të duken të trishtuara, ato inspirojnë shpresë se ka njerëz të cilët e duan Bullgarinë dhe megjithë edhe me hapa të vogël përpiqen që ta bëjnë atë një vend më të mirë për jetë.

Çdo të marte heronjtë dhe mësimet në përrallën “Cila është Bullgaria” pasurohen me tregimin e një personi tjetër

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Снимки: crowdfunder.co.uk/who-is-bulgaria, Facebook / Who is Bulgaria




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD