Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Allianz e vendosi sistemin bullgar të pensionimit në top 10 në botë

Foto: Ani Petrova

Kompania më e madhe evropiane e sigurimeve mendon se sistemi bullgar i pensionimit është një prej më të mirave në botë, duke e vendosur në vend të 9 nga gjithsej 70 vendet në raportin Global Pension Report.

Allianz Pension Index bazohet në dy tregues kryesorë: qëndrueshmëri dhe përshtatshmëri.

Për nga qëndrueshmëria sistemi i pensionimit në Bullgari ka koeficient 2.7, i cili është mjaftë më i mirë nga ai në Gjermani për shembull. Sipas këtij treguesi Bullgaria radhitet në vend të dytë pas Indonezisë.

Sa i përket përshtatshmërisë – nëse sistemi u siguron pensionistëve një standard të lartë të jetesës, Bullgaria është në mes të klasifikimit – në vendin e 36-të.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD

U zbulua një grup kriminal që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 10 milionë levash

Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..

botuar më 25-02-21 12.01.MD