Binjakët 9-vjeçar Marina dhe Nikolla Kacarski nga shkolla e arteve “Kolorit” në qytetin e Plevenit, Bullgari Veriore, morën dekoratën e madhe të konkursit ndërkombëtar me moto: “Lufta kundër Covid-19 - 2020”, bëri të ditur udhëheqësja e shkollës Maja Ananieva.
Në konkurs kanë marrë pjesë 1700 fëmijë dhe adoleshentë nga 40 vende nga kontinente të ndryshme. Veprat e tyre tregojnë përjetimet e piktorëve të rinj në moshë nga 6 deri më 19 vjeç dhe të familjeve të tyre në situatën e rëndë dhe shpresën e fëmijëve për jetë pa koronavirus.
Veprat e zgjedhura dhe të dekoruara do të përdoren për shtypjen e broshurave, të cilat pastaj do t’u dërgohen organizatave botërore si OBSH-ja dhe UNESKO-ja për fushata të mëdha të lidhura me kundërvënien e Covid-19, shpjegoi Ananieva. Pikturat janë publikuar në sajtin e konkursit ndërkombëtar "Picasso Art Contest", bashkë me fotografitë e autorëve të tyre, shtoi ajo.
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..