Rrjeti Kombëtar i Fëmijëve i cili bashkon afro 150 organizata civile të fëmijëve dhe të familjeve tek ne, vitin e dhjetë me radhë do të dorëzojë çmimet “Molla e Artë”. Ky dallim jepet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve në Bullgari.
“Gjatë vitit u dalluan dhjetëra heronj të fëmijëve, spitale, bashki, gazetarë, organizata të cilët ndihmuan për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe familjeve”, tha para Radios Kombëtare Bullgare Marija Brestniçka, drejtoreshë e degës “Zhvillim” në Rrjetin Kombëtar të Fëmijëve. 13 kandidaturë konkurrojnë për njohjen “Hero i fëmijëve”, ndërsa në kategorinë e re “Organizata e fëmijëve” u nominuan 10 organizata nga qytete të ndryshme të vendit. “Në fakt heronj janë të gjithë të nominuarit dhe krenohemi se vit pas vitit ata bëhen gjithnjë e më shumë”, theksoi zonja Brestniçka.
Fituesit do të shpallen në një ceremoni online Ditën e Fëmijës – 1 Qershor.Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..
Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..
Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen..
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë..