Rrjeti Kombëtar i Fëmijëve i cili bashkon afro 150 organizata civile të fëmijëve dhe të familjeve tek ne, vitin e dhjetë me radhë do të dorëzojë çmimet “Molla e Artë”. Ky dallim jepet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve në Bullgari.
“Gjatë vitit u dalluan dhjetëra heronj të fëmijëve, spitale, bashki, gazetarë, organizata të cilët ndihmuan për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe familjeve”, tha para Radios Kombëtare Bullgare Marija Brestniçka, drejtoreshë e degës “Zhvillim” në Rrjetin Kombëtar të Fëmijëve. 13 kandidaturë konkurrojnë për njohjen “Hero i fëmijëve”, ndërsa në kategorinë e re “Organizata e fëmijëve” u nominuan 10 organizata nga qytete të ndryshme të vendit. “Në fakt heronj janë të gjithë të nominuarit dhe krenohemi se vit pas vitit ata bëhen gjithnjë e më shumë”, theksoi zonja Brestniçka.
Fituesit do të shpallen në një ceremoni online Ditën e Fëmijës – 1 Qershor.“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..