Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3 punonjës të huaj nga gazsjellësi “Rryma Ballkanike” janë me Covid-19

Foto: BGNES

Ndër 17 rastet e reja të koronavirusit në Bullgari sot 3 janë nga grupi i punonjësve që mbërritën për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Ballkanike” afër Novi Pazarit. Edhe të tre kanë kontaktuar me punonjësin, i cili më 25 maj u pranua për mjekim në spitalin e Shumenit.

Punonjësit nuk kanë simptoma dhe nuk duhet të hospitalizohen. Ata janë izoluar nga kolegët e tyre.

Ndërtuesit banojnë në një fshat të vogël jashtë Novi Pazarit. Tërë grupi prej 130 punonjësish ka respektuar strikt karantinën 14 ditore pas mbërritjes së tyre në Bullgari dhe praktikisht banorët nuk kanë pasur kontakte me vendasit, bënë të ditur institucionet shëndetësore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspedita e 33-të polare bullgare niset për në Antarktidë

Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...

botuar më 24-11-07 6.10.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin 2024

Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°.  Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..

botuar më 24-11-06 7.35.MD

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD