Republika e Moldavisë mori nga qeveria bullgare ndihmë humanitare për luftimin e Covid-19. Pakoja e destinuar për institucionet mjekësore moldaviane përfshin 500 kostume mbrojtëse, 500 syze dhe 500 maska. Vlera e tyre e përbashkët është 22 728 euro.
Bullgaria është e gatshme ta përkrahë Moldavinë në luftimin e pandemisë. Vetëm së bashku mund të jemi më të fortë, tha Ambasadori bullgar në vend Evgenij Stojçev.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Integrimit Evropian George Leuka u përgjigj se Moldavia e vlerëson lart këtë gjest të solidaritetit nga ana e partnerëve bullgarë në një moment kaq të rëndësishëm.Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..