INVEST BULGARIA Move to be moved është videoja e re drejtuar investitorëve potencialë në Bullgari. Ajo u krijua me kërkesë të Agjencisë Bullgare të Investimeve. Pritet premiera zyrtare e spotit, por ai tashmë përhapet dhe shqyrtohet aktivisht në rrjetet sociale.
Më 26 maj spoti u bë një prej temave më të komentuara në internet. Reaksionet lëkunden nga miratimi i mënyrës profesionale të krijimit të tij e gjer tek kritikat se është tepër reklamues dhe nuk e pasqyron gjendjen reale ekonomike.
Gjithsesi, videoja është atraktive, tërheq vëmendjen dhe mund të shihet në video-kanalin e Agjencisë Bullgare të Investimeve.41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...